Gryka e Setës (pjesa më e ngushtë dhe më e thellë
Ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhjes së Setës (degë e Drinit të Zi)) 700 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një kanion në gëlqerorët e triasit të sipërmë-jura e poshtëme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër, degë e majtë e lumit Drin i Zi. Është i gjatë rreth 1.5 km, i thellë rreth 150 m dhe i gjerë rreth 4-7 m ndërsa thellësia i kalon 90 – 100 m. Ka shpate të thepisura. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Mund të vizitohet duke ndjekur rrugën që lidh qytetin e Peshkopisë me atë të Kukësit.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.