Lisat e Shkollës (Macukull)
Gjënden në lartësinë e rreth 1000 m, në qëndrën e fshatit Macukull, komuna me të njëjtin emër në rrethin e Matit. Përfaqëson një grup drurësh qarri, me sipërfaqe rreth 1 ha. Pranë tyre janë mbledhur banorët për takime, biseda etj. Drurët janë ruajtur prej vetë banorëve. Lartësia e drurëve është deri 24 m, diametri i trungut arrin deri në 40 – 50 cm. Kanë kurora të rregullta. Mosha e drurëve është 120 – 140 vjeçare. Kanë vlera biologjike, estetike, historike e turistike. Vizitohen sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis – Qafë Murrë – Macukull.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.