Pisha Zogje

Njihet edhe me emrin Vishkulli Zogje. Ndodhet në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit, në fshatin Zogje, komuna Shupenzë e rrethit të Bulqizës. Përfaqëson një dru pishe të veçuar. Ka kurorë ombrellore disi të një çadre, lartësi mbi 20 m, diametër të trungut rreth 1,8 m, perimetër rreth 565 cm dhe moshë mbi 110 vjeçare. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Kartashicë – Zogje

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.