Xixëll Martanesh

Njihet edhe me emrat Xixëlla dhe Beteja e vitit 1846, Xixër ura e Qerbelasë. Ndodhet në afërsi të fshatit Peshk komuna e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, 1200 m mbi nivelin e detit. Përbën një fushë të modeluar nga akujt dhe karsti, me formë gati ovale me gjatësi mbi 1,5 km e gjerësi disa qindra metra. Në mes të saj ka një dru bredhi të rritur e ruajtur mirë. Pranë ka një burim karstik dhe një lapidar për betejën e sheh Feze Bulqizës, si dhe një urë guri me emrin ura e Qerbelasë. Në të janë zhvilluar edhe ngjarje historike të krahinës të shek. të XIX. Këtu organizohen festa fetare me rrënjë pagane. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, historike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – Peshk.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.