Burimi dhe shpella e Sopanikës

Ndodhet në afërsi të fshatit Fushë Çidhnë, në lartësinë rreth 400 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik me prurje 150 l/sek., që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve dhe një shpellë karstike ende të paeksploruar. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojn një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet, duke marrë rrugën Peshkopi – Çidhnë.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.