Kepi i Skënderbeut Varosh
Gjëndet në Mbasdejë, në afërsi të fshatit Vig të rrethit të Matit, 800 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrin Kalaja e Skënderbeut. Përbën një gur gëlqeror, me formë të veçantë, afërsisht formën e një kërpudhe dhe është pasojë e veprimit të agjentëve të jashtëm atmosferikë dhe atyre tektonikë. Është i gjatë 120 m, 25 m i gjerë dhe 140 m i lartë, ndërsa sipërfaqia 2 ha. Legjenda e lidh me Skenderbeun, që e ka përdorur atë si pikë vrojtimi. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, historike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Qafë Murrë – Mbasdejë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.