Tre çesmat e Zerqanit ose Hurdha e Priftit

Ndodhen midios fshatrave Krajkë dhe Sofraçan komuna me të njëjtin emër në rrethin e Bulqizës, në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa burime karstike, që dalin në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të poshtëm dhe terrigjenëve. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Krajkë – Sofrasan.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.