Uji i Ftohtë - Vleshë
Ndodhet në afërsi të fshatit homonim, në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik me prurje mjaft të madhe, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve dhe rreshpeve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike,gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet, duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Vleshë – monumenti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.