Shpella e Qytezës
Ndodhet në lindje të qytetit të Peshkopisë, në afërsi të fshatit Bellovë, komuna Melan në rrethin e Dibrës,1400 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrat Kepi i Xhitetit dhe Kodra e Nullave. Përbën një shpellë karstike të formuar në gjipset e permianit të sipërmë - trasi i poshtëm. Shpella është horizontale. Nuk është eksploruar plotësisht. Pjesa e njohur është e gjatë mbi 10 metra, e gjerë deri në 2 m. dhe e lartë 2 - 3 m.. Shpella ka konkrecione të shumta. Në të ka mbetje të aktivitetit të njeriut lashtë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Bellovë – monumenti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.