Dushkajat e Tendës së Qypit


Ndodhen në kurrizin Slatinjë – Nishicë – Kala, rreth 700 m mbi nivelin e detit. Zënë një sipërfaqe të përgjithshme 940 ha, por statusin e monumentit e gëzon një sipërfaqe më e vogël, rreth 50 ha, në të cilën shprehen dhe ruhen më mirë tiparet e veçanta të kësaj dushkaje. Dallohet për larmi bimore: dushqe, shkurre shkoze, dëllinje e kuqe, cëmërdell, mëllezë, bulgër, panjë, etj. Ka vlera shkencore biologjike, historike, sepse aty është zhvilluar betja e Tendës së Qypit midis forcave partizane dhe pushtuesve të huaj. Për të vizituar këtë monument merret rruga automobilistike Çorovodë – Slatinjë dhe pastaj shkohet më këmbë tek Tenda e Qypit.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.