Ulliri i Drobonikut në Palikesh
Ndodhet në fshatin Palikesh të komunës Velabisht të rrethit Berat, rreth 150 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung të bigëzuar dhe kurorë të veçantë (ombrelle) me lartësi 7 m, diametër të trungut rreth 2 m, ndërsa perimetri i kurorës 22 m. Ai ka moshë mbi 500 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Palikesht.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.