Pylli i Kualave Velçan

Ndodhet në fshatin Velçan të komunës Sinjë, rreth 900 m mbi nivelin e detit. Përbën një pyll (0.5 ha) të përzierë: shparth, qarr, mëllezë, lajthi, dëllinjë etj. me lartësi mesatare mbi 13 m, me diametër mesatar të trungut 25 cm dhe moshë mbi 80 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Sinjë – Velçan.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.