Shpella e Kapinovës


Ndodhet në afërsi të fshatit Kapinovë, 120 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në kryqëzimin e thyerjeve tektonike në gëlqerorët mesozoikë. Është e gjatë 300 metra, e gjerë deri në 25 m. dhe e lartë 15 m.. Shpella ka disa galeri me konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat - Kapinovë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.