Lisi i Pashallisë


Ndodhet në fshatin Mimas, të komunës Poshnjë, rreth 100 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë (ombrellë) me lartësi 20 m dhe diametër të trungut 90 cm, perimetër 280 cm dhe moshë mbi 210 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Ura Vajgurore – Skrevan.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.