Rrapi i Lubeshës

Ndodhet në fshatin Lybeshë të komunës Vërtop, rreth 800 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung të bigëzuar dhe kurorë të veçantë (ombrelle) me lartësi 25 m, diametër të trungut 250 cm dhe perimetër 800 cm, ndwrsa perimetri i kurorës 100 m. Ai ka moshë mbi 100 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Fushë Peshtan – Lybeshë.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.