Shpella Pirro Goshi

Ndodhet në shpatin e djathtë të kanionit të Gradecit, në lartësinë 500 m mbi nivelin e detit. Ajo është vizituar nga shumë grupe speleologjike të huaja, por dhe nga banorë vendas. Ishin speleologët e grupeve italiane të “Puglia Grotte” dhe “Dauno”që, në vitin 1995, realizuan rilevimin më të plotë të shpellës. Në pjesën e parë saj shpelle janë dëmtuar rëndë disa nga stalaktitet e stalagmitet e saj
Kjo shpellë është më e madhja dhe më interesantia deri tani në rrethin e Skraparit. Hyrja e saj mbresëlënëse ndodhet pranë kanionit të ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë të kretës. Ajo është 1252 m e gjatë, 30 m e gjerë, rreth 5 m e lartë. Rruga për në brendësi të shpellës vazhdon me një ngjitje të vogël drejt veriut me ngushtime, zgjerime, salla të mëdha dhe galeri të ngushta. Që të gjitha këto mjedise formojnë një labirinth të vërtetë nënëtokësor, që vështrirësojnë orientimin. Në tavanet e tyre ka shumë konkrecione kalciti me bukuri mahnitëse dhe me përmasa të mëdha: stalaktite, stalagmite, kollona, ujëvara të gurta, perla të shpellave, etj, të cilat, jo rrallë, kanë ngjyrë të kuqëremtë apo të okrrit, për shkak të pëzjerjes me argjil dhe me minerale të tjera të tretura në ujë.
Dy puse me ujë e me sifone mbyllin degëzimin e majtë të kësaj shpelle. Degëzimi i djathtë zë fill me Sallën e Konkrecioneve dhe disa metra më tutje të çon në “Sallën e Koridorit”, ndërsa në drejtim të veriperëndimit shpella për rreth 100 m ndjek plotësisht linjën tektonike. Këtu degëzimi bllokohet nga rrëzime gurësh të përmasave të ndryshme. Tek “Salla e Koridorit” zë fill një degëzim, galeri tjetër e shpellës, e cila pas disa metrash të çon në një sallë shumë të madhe dhe shumë të bukur me stalaktite, stalagmite, kollona. Në tabanin e saj ka mjaft blloqe shkëmborë të rrëzuar, ndaj speleologët e kanë emërtuar atë “Salla e Rrëzimeve të Mëdha”. Po të ndjekësh një galeri me ujë, tip sifon, do të mund të dalësh në një sallë tjetër: salla “Aldila”. Një pus me thellësi rreth 35 m, plot baltë mbyll gjatësinë e shpellës. Në këtë shpellë janë gjetur insekte deri 2 mm, pa sy dhe gjallesa të tjera me vlera ekologjike. Monumenti ka vlera shkencore ekologjike dhe turistike. Shënojmë se në vitet ’90.
Për të vizituar këtë shpellë duhet ndjekur rruga automobilistike Çorovodë – Gradec, deri tek gurorja e furrave të gëlqeres. Më pas rruga këmbësore për pak minuta të çon në hyrjen e shpellës, e cila mund të bëhet e vizitueshme nga njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, duke e kthyer këtë shpellë një objekt tjetër peligrinazhi në Skrapar.




No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.