Sterra e Prosekut

Ndodhet në jugëperëndim të malit të Kulmakut, në lartësinë 1660 m mbi nivelin e detit; në kordinatat gjeografike: gjerësi gjeografike veriore 40°34’45’’ e gjatësi gjeografike lindore 20°14’ 28’’. Ka pamje mbresëlënëse, sepse ndodhet pranë një rrëpire shkëmbore. Pranë saj është një livadh i bukur, i cili mban emrin e sterrës dhe është e rrethuar nga pylli i ahut. Ka hyrje gati rrethore dhe me diametër rreth 5 m, zhvillim vertikal deri në 40 m thellësi. Më poshtë është e paeksploruar, sepse fundi zihet nga një liqen. Kjo sterrë është eksploruar nga grupet speleologjike italiane “Puglia Grotte” dhe “Dauno”, në vitin 1995. Ka vlera shkencore, estetike, historike dhe kulturore. Mund të vizitohet sipas intinerarit Çorovodë – Krorës – Qafa e Krorzës.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.